Xi uron homologun Simina për 38-vjetorin e pavarësisë së Mikronezisë
2024-11-03 16:52:00

Foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të dielën një mesazh urimi presidentit të Shteteve Federative të Mikronezisë Wesley W. Simina për 38-vjetorin e pavarësisë së këtij vendi.

Xi vuri në dukje se Kina dhe Mikronezia janë vende miq dhe partnerë të mirë që e respektojnë njëri-tjetrin dhe zhvillohen së bashku. “Zoti President bëri me sukses një vizitë shtetërore në Kinë në prill të këtij viti dhe të dyja palët arritën konsensus të rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe,” u shpreh kreu i shtetit kinez. Më tej ai vuri në dukje që Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Mikronezinë dhe është e gatshme të punojë me palën mikroneziane për të promovuar arritjen e rezultateve më të frytshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të përfitimeve më të shumta për popujt e të dy vendeve.(Çang Çuo)