SHBA njofton misione shtesë në Lindjen e Mesme mes përshkallëzimit të konfliktit
2024-11-03 11:48:06

Foto nga VCG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar vendosjen e kapaciteteve shtesë ushtarake në Lindjen e Mesme në mes të një përshkallëzimi në rajon.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka urdhëruar vendosjen e shkatërruesve shtesë të mbrojtjes raketore balistike, skuadroneve luftarake dhe tankerëve dhe disa bombardues me rreze të gjatë B-52 të Forcave Ajrore të SHBA-së në rajon, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, raporton “ATSH”.

Së bashku me vendimin për vendosjen e një baterie të avancuar të mbrojtjes ajrore në Izrael dhe forcimin e forcave amerikane në Mesdheun lindor, masat synojnë të forcojnë sigurinë në rajon dhe të dekurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.

Sipas Ryder, përgatitja do të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm pasi aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” dhe anijet e saj përcjellëse janë përgatitur për tërheqje nga rajoni.