SHBA i premton Ukrainës pajisje ushtarake me vlerë 425 milionë dollarë
2024-11-03 10:48:05

Foto nga VCG

SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës pajisje shtesë ushtarake me vlerë 425 milionë dollarë, për t’u përballuar me konfliktin e vazhdueshëm me Rusinë, njoftoi Departamenti amerikan i Mbrojtjes, citon “RTSH”.

Paketa e fundit përfshin municione për sistemin e raketave HIMARS dhe sistemin e mbrojtjes ajrore NASAMS, si dhe municione artilerie të kalibrit 155 dhe 105 milimetra.

SHBA-ja është furnizuesja më e madhe e armëve për Ukrainën.

Sipas Pentagonit, deri më tani, SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake me vlerë mbi 60.4 miliardë dollarë që nga nisja e konfliktit.