< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Rita Ora për të tretën herë moderatore e ceremonisë së çmimeve “MTV EMA”
2024-11-03 14:22:50

Rita Ora (Foto nga instagrami)

Rita Ora, do të moderojë edhe këtë vit ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV EMA 2024. Kjo u konfirmua të enjten nga vetë organizatorët e eventit. Spektakli do të mbahet më 10 nëntor në qytetin Manchester të Anglisë dhe artistja me origjinë shqiptare do të jetë për herë të tretë mikpritëse e kësaj ceremonie. Lidhur me këtë Rita Ora ka theksuar: “Jam shumë e lumtur që do të rikthehem tek familja ime MTV, për të moderuar ceremoninë EMA për herë të tretë. Skena e EMA-s është bërë si një shtëpi tjetër për mua dhe show i këtij viti në Manchester do të jetë absolutisht i pabesueshëm. Kemi një formacion të mrekullueshëm të performancave muzikore dhe shumë surpriza të gatshme. Të gjithë jemi ‘të çmendur për këtë’!”.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree