Kryeministri Li do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës
2024-11-03 15:05:46

Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Qiang do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 7-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, e planifikuar të zhvillohet nga 5 deri më 10 nëntor në Shangai, njoftoi të dielën zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës He Yadong.

Me ftesën e kryeministrit Li, në ceremoninë e hapjes dhe në veprimtari të tjera do të marrin pjesë edhe kryeministri i Malajzisë Anwar Ibrahim, ai i Uzbekistanit Abdulla Aripov, i Sllovakisë Robert Fico, i Kazakistanit Olzhas Bektenov, i Mongolisë L. Oyun-Erdene dhe i Serbisë Milosh Vuçeviç, bëri të ditur po të dielën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning.