Hong Kong, rritje me 40 për qind në mbërritjet e vizitorëve në nëntë muajt e parë të vitit
2024-11-03 10:46:25

Foto nga VCG

Hong Kongu regjistroi afro 32.6 milionë vizitorë në tre tremujorët e parë të vitit, duke shënuar një rritje vjetore prej gati 40 për qind, treguan të dhënat nga Zyra i Turizmit në Rajonin e Posaçëm Administrativ (HKSAR).

Mbi 25.2 milionë ishin nga Kina kontinentale, duke shënuar një rritje vjetore prej rreth 35 për qind, ndërsa mbërritjet e vizitorëve nga vende të tjera u rritën me 59 për qind gjatë kësaj periudhe, shkruan “Xinhua”.

Vetëm në shtator, Hong Kongu regjistroi afro 3.1 milionë vizitorë, duke reflektuar një rritje prej 10 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Nga janari në shtator, numri i vizitorëve nga Koreja e Jugut i tejkaloi 592.000, një rritje vjetore prej 171.3 për qind, ndërsa vizitorët nga Franca ishin mbi 93.700, me një rritje vjetore prej 73.6 për qind.