Serbi, viktima e të plagosur nga shembja e strehës së stacionit të trenit
2024-11-03 10:32:46
Foto nga VCG
Dhjetëra viktima e të plagosur shkaktoi shembja e strehës së stacionit të trenit në Novi Sad të Serbisë, deklaroi ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç.
Dhjetëra pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit u angazhuan në vendngjarje.
Shkaqet e këtij incidenti janë ende nën hetim.
Stacioni i trenit iu nënshtrua rinovimit, por, sipas medieve serbe, streha nuk ishte pjesë e punimeve, shkruan “Panorama”.
Stacioni kryesor i trenit i Novi Sadit u ndërtua në vitin 1964, në atë që ishte Jugosllavia e atëhershme. Gjatë këtij viti, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish.
Qyteti në Danub, me një popullsi prej 300 000 banorësh, është selia administrative e provincës së Vojvodinës.
Lajmet Kryesore