Liderë të vendeve të huaja do të marrin pjesë në CIIE
2024-11-03 16:48:40
Foto nga VCG
Ekspozita e 7-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE) do të zhvillohet nga 5 deri më 10 nëntor në Shangai. Me ftesën e kryeministrit Li Qiang, në ceremoninë e hapjes dhe në veprimtari të tjera do të marrin pjesë edhe kryeministri i Malajzisë Anwar Ibrahim, ai i Uzbekistanit Abdulla Aripov, i Sllovakisë Robert Fico, i Kazakistanit Olzhas Bektenov, i Mongolisë L. Oyun-Erdene dhe i Serbisë Milosh Vuçeviç, bëri të ditur po të dielën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning.
Lajmet Kryesore