Foto nga VCG
Mbi 65 milionë qytetarë kanë votura para kohe për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së që do të mbahen më 5 nëntor, njoftoi Laboratori Zgjedhor i Universitetit të Floridës, shkruan “ATSH”.
Në deklaratë thuhet se më shumë se 34 milionë prej tyre votuan personalisht dhe afërsisht 31 milionë amerikanë me postë.
Në SHBA ka rreth 244 milionë votues.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 u shënua një pjesëmarrje rekord prej 66.6 për qind, ku votuan rreth 159 milionë njerëz.
Ndërsa votimi i parakohshëm vazhdon deri në ditën e zgjedhjeve në shumë shtete, votat e parakohshme të hedhura me postë, ose duke shkuar në qendrat e votimit, do të numërohen së bashku me votat e hedhura më 5 nëntor, pas mbylljes së procesit zgjedhor.
Presidenti amerikan, Joe Biden, votimin e tij të parakohshëm për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, nga të cilat u tërhoq nga gara në muajin korrik, e kreu në qytetin e tij, Delaware.