Kinë, rishikimi i projektligjit synon të mbrojë më mirë privatësinë personale në luftën kundër pastrimit të parave
2024-11-03 11:40:43

Foto nga VCG

Kina po shqyrton rritjen e mbrojtjes së privatësisë personale në luftën kundër pastrimit të parave. Një projekt-rishikim i Ligjit Kundër Pastrimit të Parave do të paraqitet për diskutimin e tretë në një seancë të legjislaturës më të lartë të vendit gjatë javës në vijim, deklaroi në konferencë për shtyp Huang Haihua, zëdhënës i Komisionit të Çështjeve Legjislative të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, citon “Xinhua”.

Huang tha se projekt-rishikimi përcakton që institucionet që ofrojnë shërbime kundër pastrimit të parave dhe stafi i tyre duhet të trajtojnë siç duhet të dhënat dhe informacionin e marrë gjatë shërbimeve të tyre, në përputhje me ligjin.

Draftrishikimi thekson se puna kundër pastrimit të parave duhet të sigurojë funksionimin e qetë të shërbimeve të rregullta financiare dhe fluksin e kapitalit, si dhe të mbrojë të drejtat dhe interesat legjitime të institucioneve dhe individëve përkatës, sipas Huang.