Lukashenko: Konflikti ruso-ukrainas mund të përfundojë barazim
2024-11-02 11:13:26

Foto nga VCG

Lideri bjellorus Alexander Lukashenko deklaroi se konflikti Rusi-Ukrainë mund të përfundojë në barazim, duke e krahasuar atë me një ndeshje futbolli, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve “Belta”, përcjell “RTSH”.

“Ukraina nuk do të fitojë në fushën e betejës. Ukraina dhe Perëndimi e kuptojnë këtë, ndaj nevojitet të bihet dakord”,- tha Lukashenko në një konferencë për sigurinë në Minsk, duke mos sqaruar se si mund të arrihet një dakordësi e tillë, por iu referua negociatave ruso-ukrainase që u zhvilluan menjëherë pas nisjes së konfliktit në vitin 2022.

Rusia i ka portretizuar bisedimet e vitit 2022 si një marrëveshja pothuajse të arritur, duke sugjeruar se Ukraina kishte pranuar një status neutral.

Megjithatë, kjo do të kishte kufizuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës kundër Rusisë dhe çështja e territoreve të pushtuara nga Rusia mbeti e pazgjidhur.