Tregtia ndërkombëtare e mallrave dhe shërbimeve në Kinë u rrit me 5 për qind në shtator
2024-11-02 11:34:59

Foto nga VCG

Vlera e tregtisë ndërkombëtare në mallra dhe shërbime në Kinë arriti afërsisht 4.48 trilionë juanë në shtator, duke shënuar një rritje prej 5 për qind në baza vjetore, treguan të dhënat zyrtare, citon “Xinhua”.

Në terma në dollarë amerikanë, eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve të vendit arritën përkatësisht në 352 miliardë dollarë amerikanë dhe 280.6 miliardë dollarë, duke shënuar një suficit prej 71.3 miliardë dollarësh, sipas Administratës Shtetërore të Këmbimit Valutor.

Vlera e eksportit të mallrave arriti në afro 2.25 trilionë juanë, ndërsa vlera e importit të mallrave arriti në 1.62 trilionë juanë, duke rezultuar në një tepricë prej 626.8 miliardë juanë.

Vlera e shërbimeve të eksportuara arriti në 242 miliardë juanë dhe vlera e shërbimeve të importuara ishte 364 miliardë juanë, duke prodhuar një deficit prej 121.9 miliardë juanë.