Provinca bregdetare kineze evakuon 282.000 persona prej tajfunit “Kong-rey”
2024-11-02 11:20:26

Foto nga VCG

Autoritetet në provincën Zhejiang të Kinës lindore evakuuan 282.000 persona për shkak të tajfunit “Kong-rey”, i shoqëruar me erëra të forta, shira të dendur dhe rrezik të shtuar të përmbytjeve.

Mbi 10.600 strehimore emergjente u hapën në të gjithë krahinën, duke siguruar ushqim dhe ujë të pijshëm për të zhvendosurit.

Të 152 linjat e trageteve të pasagjerëve në Zhejiang, që përfshijnë 347 anije, janë pezulluar, 136 projekte ndërtimi të lidhura me ujin janë ndalur dhe 675 anije ndërtimi janë zhvendosur në zona të mbrojtura, shkruan “Xinhua”.

Sektori bujqësor i Zhejiang po merr gjithashtu masa parandaluese për të minimizuar humbjet e mundshme, si pastrimi i kanaleve kulluese, përforcimi i serrave dhe mbledhjen e perimeve dhe frutave të stinës përpara stuhisë.

Zhejiang regjistroi një mesatare prej 70.7 milimetrash reshje shiu në 24 orë, me stuhi të forta që prekën zonat bregdetare qendrore dhe jugore.

Autoritetet janë në gatishmëri të lartë për përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet urbane.

Qendra Kombëtare Meteorologjike lëshoi një alarm blu për tajfunin “Kong-rey” të premten në mëngjes, duke parashikuar shira të rrëmbyeshëm në rajonet lindore të nivelit provincial, duke përfshirë Zhejiang, Jiangsu dhe Shangai.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit të koduar me katër nivele, ku e kuqja përfaqëson më të rëndën, e ndjekur nga portokalliu, e verdha dhe bluja.