Gjermania mbyll tre konsullata iraniane pas ekzekutimit të gjermano-iranianit
2024-11-02 11:39:28

Foto nga VCG

Gjermania do të mbyllë tre konsullata të përgjithshme iraniane në vend, në përgjigje të ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian Jamshid Sharmahd, njoftoi Ministria e Jashtme, citon “ATSH”.

Vendimi prek misionet iraniane në Hamburg, Frankfurt dhe Mynih, por jo ambasadën në Berlin.

Sipas ministrisë, 32 punonjësit në konsullata do të humbasin të drejtat e tyre për të jetuar në Gjermani dhe do të duhet të largohen nga vendi, vetëm nëse kanë nënshtetësi gjermane.

Ekzekutimi i Sharmahd u njoftua nga Irani të hënën, duke bërë që ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, të paralajmëronte për pasoja të rënda dhe të thërriste ambasadorin iranian në Gjermani.

Shtetasi gjermano-iranian Jamshid Sharmahd u ekzekutua pas akuzave për terrorizëm, sipas faqes zyrtare të gjyqësorit iranian “Misan”.

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin kundër Sharmahd në prill 2023, pavarësisht kërkesave të aktivistëve të të drejtave të njeriut për ta ndaluar atë dhe thirrjeve për ta shfuqizuar dënimin.

Gjermania e ka kritikuar ashpër dënimin dhe ka bërë thirrje për lirimin e Sharmahd. Ekzekutimi i tij ka të ngjarë të çojë në tensione të reja në marrëdhëniet midis Iranit dhe Gjermanisë.