Zelensky kritikon Perëndimin për qëndrimin për ushtarët koreano-veriorë në Rusi
2024-11-02 11:09:04

Foto nga VCG

Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelensky, ka kritikuar qëndrimin e Perëndimit për zhvendosjen e ushtarëve koreano-veriorë në Rusi, afër kufirit me Ukrainën.

Përmes një deklarate, presidenti ukrainas tha se aleatët kanë dhënë zero përgjigje për ushtarët e Koresë së Veriut në Rusi, shkruan “Panorama”.

Zelensky tha se një reagim i dobët nga Perëndimi do të inkurajojë dhe perforcojë kundërshtarin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se deri në 8000 ushtarë të Koresë së Veriut kanë mbërritur në rajonin kufitar të Rusisë me Ukrainën.

“Ushtarët koreano-veriorë janë gati për operacione luftarake kundër Ukrainës. Ne mendojmë se në Rusi gjenden rreth 10.000 trupa nga Koreja e Veriut dhe sipas informacioneve të fundit, deri në 8000 prej tyre janë vendosur në rajonin e Kurskut”,- deklaroi kryediplomati amerikan, Antony Blinken.

Kjo është hera e parë që Rusia ka ftuar forca të huaja në tokën e saj në 100 vitet e fundit.

“Rusia ka trajnuar trupat e Koresë së Veriut në artileri, dronë, operacione artilerie bazë dhe pastrimin e llogoreve, duke treguar se ata synojnë plotësisht t’i përdorin këto forca në operacionet e vijës së parë”,- tha Blinken.