Pas katastrofës, Spanja vijon të pushtohet nga moti i keq
2024-11-02 10:53:11

Foto nga VCG

Ekspertët e motit paralajmërojnë për përkeqësim të kushteve atmosferike dhe reshje të tjera shiu, pas përmbytjeve katastrofike në Spanjë, që shkaktuan dhjetëra viktima.

Paralajmërimet e motit për shi janë për brigjet lindore dhe jugperëndimore të Spanjës, me një paralajmërim të kuq të lëshuar për qytetin port të Huelva, shkruan “Panorama”.

Ekipet e urgjencës po përpiqen të rivendosin shërbimet bazë në Valencia, zona më e goditur nga përmbytjet.

Presidenti i qeverisë së Valencias, Carlos Mazon, ka njoftuar për 250 milionë euro (270 milionë dollarë) ndihmë për të prekurit.

Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur ende numrin e personave të zhdukur, por thanë se ka shumë, pasi numri u rrit me rreth 60 vdekje të tjera të enjten.

Qytetarët u paralajmëruan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të alarmit të për reshjet në jugperëndim të Spanjës

Agjencia Meteorologjike spanjolle ka lëshuar një alarm të kuq për reshje shiu përgjatë bregdetit të Huelva në jugperëndim të vendit.

Zona të tjera të provincës janë në alarm portokalli.

Paralajmërimet për reshjet janë në fuqi në veri të Valencias, sidomos rreth rajoneve Tarragona dhe Castellón, si dhe Menorca dhe Mallorca, në Andalucia jugperëndimore rreth Huelva dhe Condado.