Gjykata Kushtetuese e Moldavisë njeh rezultatin e referendumit për anëtarësimin në BE
2024-11-02 10:56:55

Foto nga VCG

Gjykata Kushtetuese e Moldavisë njohu rezultatet e referendumit të 20 tetorit, në të cilin moldavët mbështetën ngushtë aspiratat e vendit për t'u anëtarësuar në BE, njoftoi presidenti i gjykatës, citon “RTSH”.

Për referendumin dhe raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në të njëjtën ditë pati akuzat për ndërhyrje në zgjedhje.

Zgjedhësit miratuan me 50.28% të votave përfshirjen në Kushtetutë të synimit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Vendimi i gjykatës i hap rrugën Moldavisë për ndryshim të Kushtetutës.