Foto nga ATSH
Tirana mirëpriti për herë të parë Botërorin e Mundjes për moshën 23 vjeç dhe të rritur, në peshat joolimpike, me pjesëmarrjen e 2300 sportistëve nga 80 shtete, shkruan “ATSH”.
Ky aktivitet i madh sportiv u zhvillua në sallën sportive “Feti Borova” në Parkun Olimpik në Tiranë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit.
Ai falënderoi skuadrën shqiptare të Federatës së Mundjes, për një organizim të jashtëzakonshëm.
Veliaj u shpreh se rezultatet e shkëlqyera të arritura në Olimpiadën e Parisit janë vetëm fillimi i një ëndrre të bukur.
“Shpresoj shumë që ajo që arritëm në Paris të jetë vetëm fillimi i një ëndrre të bukur, fillimi i një projekti dhe i një historie të bukur, ku rinia merret me sport. Sot kemi lirinë që të merremi me sport, të merremi me bindjet tona, por mbi të gjitha kemi energjinë e jashtëzakonshme për ta kthyer Tiranën në një qytet për të gjithë”,- tha kryebashkiaku Veliaj.
Ky kampionat përkoi edhe me zhvillimin e Kongresit Botëror të Mundjes në Shqipëri, me pjesëmarrjen e mbi 200 delegatëve nga 117 shtete të botës.