Xi Jinping i dërgon një mesazh ngushëllimi Mbretit të Spanjës për përmbytjet në vend
2024-11-02 16:37:03
Foto nga VCG
Të shtunën, Presidenti Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi Mbretit të Spanjës Felipe VI në lidhje me stuhinë e fortë të shirave dhe përmbytjet në Spanjë.
Xi Jinping tha se ishte i tronditur kur mësoi se stuhi të forta shiu dhe përmbytjet ndodhën në shumë krahina në Spanjë, duke shkaktuar viktima të mëdha dhe humbje materiale.
"Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, dëshiroj të shpreh hidhërimin e thellë për viktimat dhe ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe të plagosurve.
Unë besoj se nën udhëheqjen e Mbretit Felipe dhe qeverisë suaj, njerëzit në zonat e fatkeqësisë do të rindërtojnë shtëpitë e tyre sa më parë. ”(Çang Çuo)
Lajmet Kryesore