Shangai nisi reagimin emergjent ndaj tajfunit “Kong-rey”
2024-11-02 10:50:17

Foto nga VCG

Shtabi Shtetëror i Kinës për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën ndaj Thatësirës nisi një përgjigje emergjente të Nivelit IV ndaj përmbytjeve në Shangai, për shkak të tajfunit “Kong-rey”.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave njoftoi se tajfuni do të shoqërohej me shira të rrëmbyeshëm në Shangai.

Tajfuni kaloi nëpër ishullin e Tajvanit dhe në ngushticën e Tajvanit, me drejtim verilindor për nga brigjet e provincës Zhejiang.