
Foto nga VCG
Më 1 nëntor pasdite, Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi një takim në Pekin me Kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, i cili ndodhet në vend për një vizitë zyrtare.
Gjatë takimit Xi vuri në dukje se ky vit përkon me 75 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Sllovaki. Pas zhvillimit prej tre të katërtat e shekullit, miqësia tradicionale Kinë-Sllovaki është plot gjallëri. Në fusha të ndryshme ka patur rezultate të frytshme, duke favorizuar konkretisht dy popujt.
Jemi të vendosur për të ngritur marrëdhëniet Kinë-Sllovaki në partneritet strategjik. Kjo përputhet me zhvillimin e ardhshëm të dy vendeve dhe do të injektojë një gjallëri të re dhe të fuqishme për bashkëpunimin dypalësh. Kina është gati të përpiqet së bashku me Sllovakinë për të nxitur marrëdhëniet Kinë-Sllovaki dhe për të hapur një kapitull të ri të nivelit më të lartë. (Jiang Lei)
