Sondazhi: Mbi 90 për qind e kompanive të huaja të kënaqura me mjedisin e biznesit në Kinë
2024-11-01 17:42:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më shumë se 90 për qind e kompanive të financuara nga jashtë në Kinë janë të kënaqura me mjedisin e biznesit në vend, sipas një sondazhi të publikuar të enjten, citon “Xinhua”.

Sondazhi, i kryer në tremujorin e tretë të këtij viti midis mbi 400 bizneseve të huaja, zbuloi gjithashtu se rreth 50 për qind e të anketuarve thanë se e shohin tregun kinez më tërheqës, deklaroi Sun Xiao, zëdhënës i Këshillit të Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbi 60 për qind e ndërmarrjeve të anketuara amerikane thanë se tërheqja e tregut kinez për investime të huaja është bërë më e fortë, me një rritje prej 15.26 pikë përqindje në bazë tremujori, tha Sun.

Sipas tij, rreth 20 për qind e ndërmarrjeve të huaja të anketuara planifikojnë të rrisin investimet në Kinë, me 2.07 pikë përqindje më shumë në bazë tremujori.

Rreth 54.76 për qind e kompanive të anketuara jashtë shtetit zgjedhin të rrisin investimet në Kinë duke zgjeruar linjat e prodhimit ose duke ndjekur transformimin dixhital.