Kina pati mbi 49.09 miliardë udhëtime ndërrajonale nga janari në shtator
2024-11-01 17:15:24

Më shumë se 49.09 miliardë udhëtime ndërrajonale janë kryer në Kinë gjatë tre tremujorëve të parë të vitit, 5.4 për qind më shumë se një vit më parë, njoftoi të enjten Ministria e Transportit, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Udhëtarë në statcionin e trenave Tianjin, Kinë Veriore/VCG

Sektori i transportit ruajti një rritje përgjithësisht të qëndrueshme gjatë kësaj periudhe, deklaroi në një konferencë për shtyp Wu Chungeng, kryeplanifikues i ministrisë.

Trafiku i pasagjerëve për sektorin hekurudhor, detar e ajror u rrit përkatësisht me 13.8 për qind, 1.1 për qind dhe 19.1 për qind në baza vjetore, ndërsa fluksi i pasagjerëve rrugorë pati rritje vjetore prej 4.7 për qind, tha Wu.

Foto nga VCG

Porti Ningbo, provincë Zhejiang, Kinë Lindore/VCG

Ai vuri në dukje se xhiroja e ngarkesave të vendit në porte u rrit me 3.4 për qind në baza vjetore në 12.97 miliardë tonë gjatë kësaj periudhe. Në mënyrë të veçantë, xhiroja e mallrave të tregtisë së jashtme në porte u rrit me 7.6 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Portet e vendit trajtuan 250 milionë njësi TEU kontejnerë, me një rritje vjetore prej 7.7 për qind.

Foto nga VCG

Udhëtarë në aeroportin Daxing të Pekinit/VCG

Investimi i aseteve fikse të vendit në sektorin e transportit arriti në 2.71 trilionë juanë (rreth 380.35 miliardë dollarë amerikanë) gjatë periudhës janar-shtator, bëri të ditur Wu.