
Foto nga VCG
Më 1 nëntor në Pekin, Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping pati një takim me Kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico.
Kina dhe Sllovakia publikuan Deklaratën e Përbashkët për Vendosjen e Partneritetit Strategjik mes dy vendeve.
Xi theksoi që të dy palët mund të vazhdojnë të nxisin përmirësimin e marrëdhënieve Kinë-Sllovaki në katër aspekte.
Së pari, të thellohet besimi reciprok politik. Të mbajmë shkëmbime të nivelit të lartë, të forcojmë komunikimin strategjik, t'i përmbahemi respektit dhe besimit reciprok, ta trajtojmë njëri-tjetrin si të barabartë dhe të arrijmë përfitime reciproke, rezultate fituese dhe të kujdesemi për interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të njëra-tjetrës.
Së dyti, të zgjerohet bashkëpunimi praktik. Të përdorim mirë komitetin e sapokrijuar të bashkëpunimit ndërqeveritar mes dy vendeve për të forcuar sinergjinë në fushat e energjisë, transportit dhe logjistikës së re, ndërtimit të infrastrukturës dhe menaxhimit të burimeve ujore. Kina inkurajon sipërmarrjet e fuqishme kineze të investojnë në Sllovaki dhe gjithashtu mirëpret sipërmarrjet sllovake për të eksploruar tregun në Kinë.
Së treti, të nxiten shkëmbime njerëzore. Të bëjmë komunikim dhe dialog mes partive politike, krahinave lokale, të rinjve, grupeve të analistëve dhe mediave. Të shfrytëzohen sa më mirë platforma të tilla si Institutet Konfuci, në mënyrë që të konsolidohet fondacioni i opinionit publik për miqësinë mes Kinës dhe Sllovakisë brez pas brezi. Kina ka vendosur t'u japë shtetasve sllovakë një hyrje 15-ditore pa viza në Kinë.
Së katërti, të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar. Përballë një bote kaotike, të dyja palët duhet të mbështesin multilateralizmin e vërtetë, të mbështesin fuqishëm sistemin ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në thelbin e saj dhe rendin ndërkombëtar të mbështetur nga ligji ndërkombëtar. Të mbrojnë një botë të barabartë dhe të rregullt multipolare, globalizimin ekonomik gjithpërfshirës, të praktikojnë konceptin e konsultimit të gjerë, kontributit të përbashkët dhe përfitimeve të përbashkëta në qeverisjen globale dhe të nxisin ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit. (Jiang Lei)
