Foto nga VCG
Kina publikoi një sërë udhëzimesh për rritjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme mes përpjekjeve për të ulur konsumin e karburanteve fosile në tranzicionin e energjisë së gjelbër.
Udhëzimet, të nxjerra nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës dhe pesë departamente të tjera qeveritare, përshkruajnë qëllimin e Kinës për të zëvendësuar karburantin tradicional me energji të rinovueshme, shkruan “Xinhua”.
Udhëzimet vënë në dukje se konsumi i energjisë së rinovueshme të Kinës pritet të arrijë ekuivalentin e më shumë se 1.1 miliardë tonë qymyr standard vitin e ardhshëm dhe të kalojë ekuivalentin e 1.5 miliardë tonëve qymyr standard deri në vitin 2030.
Vendi synon të rrisë kapacitetin e tij energjetik për të siguruar furnizim të sigurt dhe të besueshëm me energji të rinovueshme.
Më shumë energji e rinovueshme do të përdoret në ndërmarrjet industriale, transportin, ndërtesat, bujqësinë, zonat rurale dhe infrastrukturën.