Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni/VCG
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u shpreh e bindur se arsyeja pse po bëhet gjithçka për të bllokuar protokollin për emigrantët me Shqipërinë është se të gjithë e kuptojnë se kjo marrëveshje është çelësi i bllokimit të emigracionit të parregullt, raporton “ATSH”.
Gjatë një interviste televizive, Meloni deklaroi se nëse kontrabandisti e gjen veten jashtë kufijve europianë, atëherë kjo është pengesa më e madhe që mund t’i vendoset.
Ajo përmendi edhe faktin se është kërcënuar me jetë nga trafikantët e qenieve njerëzore.
Kryeministrja Meloni tha se argumentet me të cilat Gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Europiane të Drejtësisë autorizimin për të moszbatuar një ligj tjetër italian u pa nga shumë njerëz si më afër një fletëpalosjeje propagandistike se një dokumenti gjykate.