Qeveria shqiptare miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në Darzezë dhe Vaun e Dejës
2024-11-01 15:42:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë miratoi ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në fshatin Darzezë, në Fier, dhe në Vaun e Dejës, në Shkodër, përcjell “ATSH”.

Sipas vendimit të qeverisë, këto centrale gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse nuk janë objekt koncesioni dhe nuk përfitojnë nga masat mbështetëse.

Centrali fotovoltaik në Darzezë do të merret përsipër nga shoqëria “SUNNY SIDE ENERGY, sh.p.k”, ndërsa ai në Vaun e Dejës, nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), sh.a.

Sipas vendimit, kapaciteti i instaluar i centralit në Darzezë do të jetë 100 MW, ndërsa ai në Vaun e Dejës 8.25 MW.

Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim do të jetë brenda 36 muajve. Afati i operimit do të jetë 49 vjet.