
Foto nga VCG
Të premten, presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammedbin Zayed al-Nahyan i dërguan njëri-tjetrit mesazhe urimi për 40-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve.
Xi Jinping-u u shpreh në mesazhin e vet që Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë miq të besueshëm dhe partnerë bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta. Gjatë 40 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, lidhjet dypalëshe kanë ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm, besimi i ndërsjellë politik ndërmjet të dy vendeve është forcuar pandërprerë, bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat ka pasur rezultate frytdhënëse dhe shkëmbimet njerëzore dypalëshe janë thelluar, teksa të dy vendet kanë ruajtur kontaktet dhe bashkërendimin e mirë në çështjet rajonale e globale.
"Unë i kushtoj shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do të punoj me zotin President për të çuar përpara marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik midis dy vendeve, duke u sjellë të dy popujve përfitime dhe duke dhënë kontribut për paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale e botërore," vuri në dukje Xi.
Nga ana e tij, presidenti Al-Nahyan uroi për zhvillimin dhe lulëzimin e mëtejshëm të të dy vendeve dhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.
Po të premten, edhe kryeministri kinez Li Qiang dhe zv.presidenti e kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Rashid al-Maktoum i dërguan mesazhe njëri-tjetrit për të uruar mbi 40-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe. (Fani)
