Përmbytjet me viktima në Spanjë, shpallet tri ditë zie
2024-11-01 11:29:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Spanja shpalli tri ditë zi kombëtare për dhjetëra viktimat e shkaktuara nga përmbytjet katastrofike që goditën vendin gjatë kësaj jave, shkruan “Panorama”.

Ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e personave të zhdukur.

Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta goditën Spanjën pas një stuhie të formuar mbi detin Mesdhe, me intensitetin e shirave të një viti të rënë në pak orë në disa zona.

Organi që koordinon shërbimet e urgjencës në rajonin lindor të Valencias njoftoi një numër të përkohshëm të vdekjeve prej 92, duke shtuar se trupat janë ende duke u gjetur dhe identifikuar.