
Foto nga VCG
Kina synon që vlera vjetore e prodhimit të drejtpërdrejtë ekonomik të industrisë së aplikimit të teknologjisë bërthamore, të arrijë në 400 miliardë juanë (rreth 56 miliardë dollarë amerikanë) deri në vitin 2026.
Objektivi u vendos në një plan veprimi, të publikuar së fundmi bashkërisht nga Autoriteti i Energjisë Atomike të Kinës, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës dhe departamente të tjera. Ai synon të mbështesë zhvillimin e industrisë së aplikimit të teknologjisë bërthamore, gjatë tre viteve të ardhshme.

Foto nga VCG
Sipas planit, zhvillimi i industrisë së aplikimit të teknologjisë bërthamore, është një prirje e pashmangshme për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë bërthamore, si dhe një mjet i rëndësishëm për të mbështetur transformimin dhe përmirësimin e ekonomisë kombëtare.
Deri në vitin 2026, aftësia e pavarur e inovacionit të industrisë së aplikimit të teknologjisë bërthamore të Kinës do të rritet ndjeshëm dhe fusha industriale do të zgjerohet më tej, thuhet në plan.

Foto nga VCG
Gjatë tre viteve të ardhshme, do të bëhen përparime në një sërë teknologjish kyçe, do të ndërtohen një sërë platformash inovative dhe do të kultivohen ndërmarrje të reja, duke u fokusuar në aplikimin e teknologjisë bërthamore në fusha të tilla si diagnostikimi dhe trajtimi mjekësor, mbarështimi bujqësor, përpunimi i ushqimit dhe siguria, përcakton plani.
