Kina po ndjek me vëmendje ecurinë e situatës në Gadishullin Korean
2024-11-01 15:14:16

Foto nga VCG

Banorë në Seul ndjekin lajmin për lëshimin e raketës nga Pheniani, 31 tetor 2024, Kore e Jugut/VCG

Si një vend fqinj i Gadishullit Korean, Kina po ndjek me vëmendje ecurinë e situatës në këtë gadishull, tha zëdhënësi i diplomacisë kineze Lin Jian në një konferencë shtypi të organizuar të enjten në Pekin. Ai shtoi se pala kineze beson gjithmonë se ruajtja e paqes dhe e qëndrueshmërisë, si edhe nxitja e një zgjidhjeje politike të problemit janë në përputhje me interesat e përbashkëta të të gjitha palëve, duke shpresuar se palët përkatëse do të bëjnë përpjekje në këtë drejtim.

Zëdhënësi i bëri këto komente kur iu përgjigjej pyetjes lidhur me lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut.

Sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve verikoreane KCNA, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Veriut deklaroi se në mëngjesin e së enjtes Pheniani lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale.