
Foto nga VCG
Ekspozita e Shtatë Ndërkombëtare e Importeve të Kinës do të mbahet në Shangai në datat 5-10 nëntor. Kompania gjermane Karcher ka qenë pjesëmarrëse që prej edicionit të parë, për shtatë vite rradhazi.
Zheng Qian, përfaqësues i kompanisë Karcher, u shpreh:“Këtë herë kemi bërë investime shumë të rëndësishme. Karcher ka investuar në një tjetër kompani në Kinë. Kemi ndërtuar qendrën kërkimore globale në Kinë. Kemi ndërtuar një fabrikë të re, duke përfshirë një ambient magazinimi në të. CIIE është një platformë shumë e vlefshme.”
Në CIIE 2024 do të marrin pjesë 3496 sipërmarrje nga 129 vende e rajone. CIIE ka hapur një dritare në tregun kinez për ekspozuesit globalë, duke ndërtuar një platformë komunikimi me konsumatorët dhe partnerët kinezë. Shumë kompani e kanë marrë CIIE si një mundësi për të prezantuar produktet e reja dhe për të zgjeruar investimet e tyre në Kinë.
Niels B. Christiansen, Kryetari Ekzekutiv i grupit Lego, u shpreh:“Ne zakonisht në ekspozitë zbulojmë disa nga risitë dhe idetë e reja. Pra, është një rast i mirë për ne për të krijuar lidhje dhe për të promovuar vërtet atë çfarë ne bëjmë, që është e veçantë për Kinën.”
Kryetari ekzekutiv i grupit francez L'Oreal, Nicolas Hieronimus tha:“Kjo është një ekspozitë unike në botë, ku L'Oreal ndjehet kaq i pranuar dhe ku ne prezantojmë inovacionet dhe markat e reja. Aty krijojmë shumë ndërveprim me partnerët tanë kinezë, me nënkontraktorët, por edhe me autoritetet. Për ne kjo është gjithashtu një dëshmi e besimit tonë ndaj Kinës dhe faktit që duam të vazhdojmë investimet në të.”

Foto nga VCG
Në CIIE 2024 do të marrin pjesë gjithashtu edhe 37 vende më pak të zhvilluara. Kina ofron falas 120 pavionë për sipërmarrjet e këtyre vendeve, me synimin për ti ndihmuar të futen në tregun kinez dhe të integrohen me ekonominë globale.
Dr. Michael Borchmann, Ish-Drejtor i Çështjeve Europiane dhe Ndërkombëtare i Shtetit Hessen në Gjermani u shpreh: “Vende në Afrikë si Tanzania dhe Zimbabwe kanë publikuar tashmë detajet e pjesëmarrjes së tyre. Ndërkohë vende si Benini, Burundi dhe Madakasgari do të marrin pjesë për herë të parë këtë vit në CIIE.”
U krijuar në vitin 2018, CIIE është bërë një platformë që fokusohet në hapjen me nivel të lartë të Kinës. Kina do të nxisë hapjen e nivelit të lartë, do të zgjerojë hapësirat për modernizimin e stilit kinez dhe do të krijojë mundësi zhvillimi për botën.
Partneri i menaxhimit i grupit finlandez ARC, Jesus Emilio Hoyos u shpreh:“Kina ka tregun më të madh në botë. Ju keni një klasë të mesme në rritje, e cila po bëhet më e fortë dita ditës. Do të jetë gjithmonë tërheqëse për kompanitë e huaja të vijnë këtu, të përpiqen vërtet të lenë një gjurmë, në përpjekje për tu rritur dhe për të pozicionuar markat e tyre. Mendoj se të gjitha kompanitë ndërkombëtare janë duke kërkuar një mënyrë për të hyrë dhe për të patur bazën e tyre të vogël në Kinë.”

Foto nga VCG
Presidenti i Nderit i shoqatës rumune ChinaRo, Vicentiu Gheorghe u shpreh:“Kina po konsideron me prioritet shtimin e ruajtjes së investimeve të huaja, pakësimin e pengesave të hyrjes dhe krijimin e një mjedisi biznesi të rangut botëror. Nëpërmjet nismës‘Një brez, një rrugë’ajo po synon të shtojë bashkëpunimin ndërkombëtar me masa aktive, si zona pilot e tregtisë së lirë me nivel të lartë.” (Jiang Lei)
