Indeksi i menaxherëve të blerjeve për sektorin joprodhues në Kinë, 50.2 në tetor
2024-11-01 17:07:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI) për sektorin joprodhues në Kinë arriti në 50.2 në tetor, nga 50 në shtator, treguan të dhënat zyrtare të enjten.

Një lexim mbi 50 tregon zgjerim, ndërsa një lexim nën 50 pasqyron tkurrje. Nënindeksi i sektorit të shërbimeve rezultoi në 50.1 në tetor, nga 49.9 në shtator, ndërsa ai i ndërtimit ra në 50.4 nga 50.7 në të njëjtën periudhë, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Transporti hekurudhor, detar dhe ai ajror, si dhe shërbimet postare, shërbimet e tregut të kapitalit dhe ruajtja ekologjike shënuan një zgjerim në tetor, ndërsa ato që lidhen me shitjen me shumicë, akomodimin, softuerët e internetit dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe sektorin e pronave regjistruan tkurrje.

Të dhënat e së enjtes treguan gjithashtu se indeksi i menaxherëve të blerjeve për sektorin e prodhimit të Kinës u rrit në 50.1 në tetor.