Irani: Përgjigjja ndaj agresionit izraelit do të jetë përfundimtare
2024-11-01 17:48:43
Foto nga VCG
Irani do të japë një përgjigje përfundimtare dhe të dhimbshme ndaj sulmit të fundit të Izraelit në territorin e tij, bëri të ditur një burim në kushte anonimati, cituar nga mediet botërore, përcjell “RTSH”.
Referuar këtyre raportimeve, nënvizohet se përgjigjja e Republikës Islamike të Iranit ndaj agresionit të regjimit sionist do të jetë përfundimtare dhe e dhimbshme.
Izraeli ka pritur një reagim nga ana e Iranit që prej sulmit të fundit më 1 tetor.
Por Irani kërkon të minimizojë sulmin dhe është e paqartë nëse do të ketë një përgjigje me të njëjtën mënyrë.
Izraeli ka paralajmëruar Iranin se çdo sulm i mëtejshëm në territorin e tij do të përballet me reagimin e ashpër.
Lajmet Kryesore