Wang Yi dhe zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara shkëmbejnë urime për 40 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike
2024-11-01 18:47:56

Foto nga VCG

Më 1 nëntor, Wang Yi, Ministër i Jashtëm dhe Anëtar i Byrosë Politike të Kinës, shkëmbeu mesazhe urimi me Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, zv/Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara, për 40 vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike me Kinës dhe Emirateve të Bashkuara.

Wang u shpreh se Emiratet e Bashkuara janë një partner i rëndësishëm, i gjithanshëm dhe strategjik i Kinës. Gjatë 40 viteve të fundit, që nga vendosja e lidhjeve diplomatike, marrëdhëniet dypalëshe kanë ruajtur një zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Shkëmbimet dhe bashkëpunimet në fusha të ndryshme kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Në maj 2024, Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, zhvilloi një vizitë të suksesshme në Kinë. Kryetari Xi Jinping pati bisedime të frytshme me të, duke bërë projeksione të larta për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

“Jam i gatshëm të përpiqem bashkë me zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Abdullah, për të zbatuar sa më mirë konsensusin mes dy liderëve shtetërorë dhe për të bërë përpjekje të palodhshme për thellimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik mes dy vendeve,”u shpreh Wang.

Nga ana e tij, Abdullah u shpreh se Emiratet e Bashkuara urojnë që dy vendet të zhvillohen dhe të lulëzohen në vazhdimësi, duke zhvilluar bashkëpunime në sa më shumë fusha. Emiratet e Bashkuara do të përpiqen gjithmonë për konsolidimin dhe zhvillimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik dhe për të krijuar përfitime për të dy popujt. (Jiang Lei)