Provinca Fujian në Kinën lindore/Foto nga VCG
Provinca Fujian në Kinën lindore pezulloi pjesërisht shërbimet e trageteve të pasagjerëve për shkak të stuhive nga tajfuni “Kong-rey”, i 21-ti i vitit.
16 rrugë tragetesh dhe 67 projekte ndërtimi bregdetare në të gjithë provincën u pezulluan, me 32 tragete pasagjerësh dhe 84 anije ndërtimi që ndaluan përkohësisht operacionet, citon “Xinhua” njoftimin e Administratës lokale të Sigurisë Detare.
Provinca ka nisur një përgjigje emergjente të nivelit III ndaj tajfunit, me forca të specializuara të shpëtimit në gatishmëri.
Tajfuni “Kong-rey” pritet të zbresë në bregun lindor të Tajvanit e më pas të lëvizë drejt zonave bregdetare të Fujian dhe provincës së tij fqinje Zhejiang, sipas njoftimit nga Ministria e Burimeve Ujore.
Ministria u ka kërkuar autoriteteve lokale të forcojnë masat për parandalimin e përmbytjeve.
Në zonat me reshje të dendura shiu, disa lumenj të vegjël dhe të mesëm mund të tejkalojnë kufijtë e paralajmërimit.