Ekspertët: Ekonomia gjermane rrezikon të bjerë në recesion
2024-10-31 14:54:14

Të dhënat zyrtare tregojnë se prodhimi gjerman u tkurr përsëri në tremujorin e tretë të vitit, ku u regjistrua rënie edhe në fushën e industrisë, duke e rrezikuar ekonominë më të madhe të Europës të shkojë drejt recesionit, shkruan “RTSH”.

Ministria gjermane e Ekonomisë bëri të ditur se pret një rënie të lehtë, pasi produkti i brendshëm bruto është tkurrur me 0.1 për qind në tremujorin e dytë.

Sipas ekspertëve, ky mund të përkufizohet si një recesion teknik në dy tremujorë të njëpasnjëshëm tkurrjeje.

Foto nga VCG

demonstrata e grevës në Gjermani/Foto nga VCG

Në parashikimet e vjeshtës këtë muaj, ministria bëri të ditur se ekonomia gjermane nuk ka gjasa të ketë dalë nga faza e saj e dobët në tremujorin e tretë.

Analistët e anketuar nga “FactSet” ishin pak më optimistë, duke parashikuar një stanjacion të ekonomisë gjermane.