Autobusë me energji të re të prodhuar nga Guizhou eksportohen në Vientiane
2024-10-31 15:47:37


Foto nga China Daily

Një tren mallrash me 28 autobusë me energji të re të prodhuar nga Guizhou u nis nga Porti Ndërkombëtar i Logjistikës Tokësore-Detare Guiyang Dulaying në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore për në Stacionin Jugor Vientiane në Laos, ku pritet të arrijnë brenda një jave, shkruan “China Daily”.

Autobusët janë prodhohen nga “Chery & Wanda Guizhou Bus”, një ndërmarrje lider në industrinë e prodhimit të autobusëve me energji të re në Guizhou.

Foto nga China Daily

Me avantazhe, duke përfshirë emetimet zero, zhurmën e ulët dhe funksionimin e qetë, autobusët do të ofrojnë mbështetje të fortë për zhvillimin e gjelbër dhe inteligjent të transportit publik në Laos.

Guizhou ka ndërmarrë një sërë politikash të favorshme për të mbështetur ndërmarrjet prodhuese në zgjerimin e tyre në tregjet jashtë shtetit.

Foto nga China Daily

Kryeqendra e saj, Guiyang, ka eksportuar mbi 1700 makina brenda dy viteve. Treni i mallrave është shërbimi i parë special i trenit të transportit që nga hapja e Hekurudhave Kinë-Laos në dhjetor 2021, duke ofruar një kanal logjistik më të përshtatshëm dhe efikas për bashkëpunim të mëtejshëm dhe shkëmbime tregtare midis Guizhou dhe Laosit.