CMG: Çfarë do të përfitojnë Filipinet nga Shtetet e Bashkuara, mjaltë apo helm?
2024-10-31 21:42:50

foto VCG

foto VCG

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Filipine deklaroi ditët e fundit se ShBA do të financojë Filipinet me tetë milionë dollarë amerikanë, në ndihmë të modernizimit të forcave bregdetare të vendit. 

Filipinet duket se do të përfitojnë mjaltë si shpërblim për bashkërendimin me të ashtuquajturën "strategji të Indo-Paqësorit" të Shteteve të Bashkuara, por në fakt, Filipinet do të detyrohen të paguajnë shtrenjtë për këtë mjaltë, komenton Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një shkrim.

Për ta kuptuar sa më qartë këtë, fillimisht duhet të flasim për vendosjen e raketave me rreze të mesme nga ShBA në Filipine, shpjegon CMG në komentin e saj.

Në prill të këtij viti, duke shfrytëzuar manovrën e përbashkët ushtarake me Filipinet, ShBA dislokoi sistemin e raketave me rreze të mesme në bazën tokësore "Typhon" në ishullin Luzon të Filipineve. Kjo ishte hera e parë që ShBA vendosi raketa me rreze të mesme jo vetëm jashtë vendit, por edhe në rajonin e Azi-Paqësorit. Gjithashtu ishte dislokimi i  parë i armëve të tilla strategjike që pas vitit 2019, kur u tërhoq nga Traktati i Raketave me Rreze të Mesme.

Pala amerikane pretendoi se kjo do t'u krijonte "siguri" Filipineve. 

foto CMG

Por le ta mendojmë seriozisht, shtron pyetjen CMG: Çfarë nënkupton ky veprim? Që një vend i madh me armë bërthamore, mund të vendos armë strategjike sulmuese përpara dyerve të vendeve të tjera? Kjo gjë patjetër që do të kërcënojë seriozisht paqen e rajonit dhe do të nxisë konkurrencën e armatimeve duke krijuar tensione dhe kundërvënie.

Pasi hasi në kundërshtimin kategorik të shumë vende përreth, zëdhënësi i Forcave Tokësore të Filipineve deklaroi në korrik se sistemi "Typhon" do të rikthehet në ShBA para fundit të shtatorit. Megjithatë, pak kohë më parë, po ky zëdhënës i tha shtypit se kohëzgjatja e qëndrimit të sistemit "Typhon" në Fipiline varet nga Shtetet e Bashkuara.

Ky qëndrim i Filipineve ka ngjallur indinjatën e vendeve përreth dhe gjithashtu është kritikuar gjerësisht brenda vendit. Imee Marcos, motra e madhe e presidentit aktual të Filipineve, njëkohësisht Kryetare e Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit, tha se qeveria e Marcosit po orienton Filipinet drejt një "rruge të rrezikshme". Ndërkohë, Aquilino Pimentel III, udhëheqësi i partive minoritare në Senat, vuri në dukje se butoni i lëshimit të këtyre raketave nuk kontrollohet nga Filipinet, pra "të huajt mund të vendosin kur të duan t'i kthejnë Filipinet në një fushë beteje".

Atëherë, përse qeveria aktuale e Filipineve, një vend sovran, po vepron si të jetë shërbëtor i Shteteve të Bashkuara në vendin e vet? Janë disa shkaqet e këtij fakti, shpjegon CMG.

Filipinet kanë qenë të kolonizuara historikisht për një kohë të gjatë nga Shtetet e Bashkuara, ndaj ndikohen fuqishëm nga kultura koloniale.

Aktualisht, qeveria e tanishme filipinase e gjykon gabim strategjinë. Ajo pandeh se Shtetet e Bashkuara janë mbështetësit e tyre, por në fakt Filipine mbeten vetëm një gur shahu i ShBA-së.

foto nga CMG

foto nga CMG

A janë për t'u mbështetur Shtetet e Bashkuara? Ajo ç'ka do të fitojnë Filipinet nga ShBA do të jetë "mjaltë" apo "helm"?

Në fund të korrikut, ShBA shpalli një paketë ndihmash ushtarake për Filipinet me vlerë 500 milionë dollarësh amerikanë dhe 8 milionë dollarë amerikanë për modernizimin e forcave bregdetare të këtij vendi. 

Duket se ShBA i ka mbështetur Filipinet me fonde, por shumë analistë theksojnë se ka shumë mundësi që këto taktika të mbeten thjesht fjalë dhe jo përfitime konkrete, duke favorizuar faktikisht vetë ShBA-në. Kjo vërtetohet edhe nga ndihmat e ShBA-së ndaj Ukrainës. Në fillim të vitit, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken pretendoi: "Shumica e fondeve ndihmëse ndaj ushtrisë ukrainase do të kthehet në Shtetet e Bashkuara për të krijuar një numër të madh vendesh pune për ShBA-në".

Në fakt, nuk është më sekret që Shtetet e Bashkuara kanë fituar nga fondet ndihmëse dhe nga fabrikimi i rreziqeve të luftës. Në vitin 2023, vëllimi i shitjes së armëve të ShBA-së ndaj vendeve të tjera shënoi rekorde, duke arritur në 239 miliardë dollarë amerikanë. Por pikërisht këto fitime të ShBA-së u kanë sjellë vendeve përkatëse trazira, konflikte, përçarje dhe kundëvënie.

Nëse qeveria filipinase do të ndjekë Shtetet e Bashkuara në mënyrë të verbër, jo vetëm do të shkaktojë humbjen e pavarësisë së vendit duke u sakrificikuar për garat midis vendeve të mëdha, por do të nxisë edhe kontradiktat e brendshme, duke shkaktuar ndarjen e shoqërisë në vend, përfundon komenti i CMG-së.