Wang Yi: Kina ka qenë gjithmonë një mbështetëse dhe kontribuese e OKB-së
2024-10-31 17:05:42

Wang Yi dhe Philemon Yang foto MPJ e Kinës

Wang Yi, Ministër i Jashtëm i Kinës, gjithashtu Anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, u takua të enjten në Pekin me Philemon Yang, President i Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kina ka qenë gjithmonë një mbështetëse dhe kontribuese në kauzën e Kombeve të Bashkuara, tha Wang Yi gjatë takimit në Pekin me Philemon Yang, President i Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA).

Yang ndodhet për një vizitë në Kinë nga e mërkura deri të dielën. Yang, i cili është nga Kameruni, u betua për marrjen e detyrës në shtator, gjatë mbylljes së Sesionit të 78-të të OKB-së. 

Duke përshëndetur vizitën e Yang-ut, Wang tha se Asambleja e Përgjithshme është organi më përfaqësues dhe më gjithëpërfshirës i OKB-së. Gjithashtu është një platformë e rëndësishme për konsultime të barabartë, solidaritet dhe bashkëpunim midis të gjitha vendeve.

Duke vënë në dukje se Kina është një anëtare themeluese e OKB-së dhe një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, Wang i bëri thirrje OKB-së të jetë një forcë për ruajtjen e paqes botërore dhe të luajë një rol udhëheqës në çështjet e nxehta. Ai bëri thirrje edhe për dialog, konsultime dhe rezultate të favorshme, në vend të konflikteve, detyrimit dhe qasjeve pa rezultat. 

Wang shprehu shpresën që OKB të jetë një forcë konstruktive për multilateralizmin dhe të mbajë një qëndrim të qartë kundër unilateralizmit dhe hegjemonisë.

Ai gjithashtu i bëri thirrje OKB-së për t'u bërë një forcë për përmirësimin e qeverisjes globale dhe të mbajë mbi supe përgjegjësinë historike për të rritur përfaqësimin dhe zërin e Jugut Global, për të lejuar që sa më shumë vende të përfitojnë nga rezultatet e zhvillimit. 

Kina është e gatshme të punojë me OKB për të mbajtur reformën e qeverisjes globale në drejtimin e duhur dhe për të bërë përpjekje të pandërprera për një komunitet me fatet e përbashkëta të njerëzimit, tha ai. 

Yang përgëzoi zhvillimin e shpejtë ekonomik të Kinës dhe stabilitetin social afatgjatë, duke thënë se Kina mbështet multilateralizmin dhe është e përkushtuar për të ruajtur një sistem ndërkombëtar me OKB-në në qendër.