foto VCG
Xi Jinping, Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, nënshkroi dekretin për të shpallur një sërë rregulloresh të përkohshme për menaxhimin e personelit rezervë.
Rregulloret synojnë të lehtësojnë zbatimin e ligjit të Kinës për rezervistët.
Rregulloret fokusohen në krijimin e një strukture sistematike të menaxhimit për personelin rezervë në epokën e re, duke detajuar proceset për përzgjedhjen e tyre, ngritjen në gradë, caktimin e roleve, trajnimin, vlerësimet, përfitimet dhe daljen në pension nga shërbimi rezervë.
Shpallja e rregulloreve është një rezultat i rëndësishëm i reformës së burimeve njerëzore ushtarake të Kinës, që shënon një hap kyç në përmirësimin e menaxhimit ligjor, të standardizuar dhe shkencor të rezervistëve, si edhe zhvillimin e një force rezervë profesionale të cilësisë së lartë.