Protetestë e mjekëve në Sllovaki, japin dorëheqjen prej kushteve të këqija të punës
2024-10-31 11:29:13


 Mjeket ne Sllovaki (Foto Atsh)

Më shumë se 2700 mjekë të spitaleve në Sllovaki kanë dhënë dorëheqjen, si pjesë e një proteste të organizuar për kushtet e punës.

Sindikata e mjekëve LOZ bëri të ditur se kjo përfaqëson më shumë se gjysmën e mjekëve të spitaleve të vendit, shkruan “ATSH”.

Mjekët janë të gatshëm të tërheqin dorëheqjet e tyre vetëm nëse qeveria përmbush një sërë kërkesash, ku përfshihen pajisje të reja spitalore dhe punësimin e personelit shtesë.

Deri më tani, nuk është arritur asnjë marrëveshje me ministrin e ri të Shëndetësisë, Kamil Shashko.

“Me sa duket, e vetmja mënyrë për të bërë diçka në sistemin shëndetësor sllovak është dhënia e dorëheqjes”,- deklaroi kryetari i LOZ, Peter Visolajsky.