Kina publikon standardin e parë ndërkombëtar mbi të dhënat e qelizave nënë
2024-10-31 15:33:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Instituti i Zoologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Kinës bëri të ditur të mërkurën që është publikuar zyrtarisht standardi i parë ndërkombëtar mbi qelizat nënë, ISO8472-1.


Standari pritet të forcojë menaxhimin global të të dhënave mbi qelizat nënë dhe të japë kontribute për nxitjen e kërkimit dhe aplikimit të qelizave nënë.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me zhvillimin e shpejtë të bioteknologjisë në mbarë botën, të dhënat mbi qelizat nënë po shtohen shpejt. Mirëpo mungesa e standardit ndërkombëtar në këtë drejtim ka çuar në probleme të tilla si menaxhimi i parregullt i të dhënave dhe efektshmëria e ulët në ndarjen dhe aplikimin e të dhënave përkatëse.


ISO8472-1 është bashkëformuluar prej ekspertëve nga Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Gjermania, Britania, SHBA-ja, Franca dhe vende të tjera. Ky standard vendos një kornizë për ndërfunksionimin e të dhënave të qelizave nënë dhe është i zbatueshëm për bazat përkatëse të të dhënave, sistemet e menaxhimit të të dhënave, ndërfaqet e internetit etj. në fushën e kërkimit të qelizave nënë.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Drejtori i Institutit të Zoologjisë, Qiao Gexia, u shpreh që publikimi i standardit ISO8472-1 do të ofrojë një udhërrëfyes për menaxhimin e të dhënave në fushën e qelizave nënë dhe do të ofrojë një kornizë sistematike për zhvillimin e standardeve të mëpasshme ndërkombëtare në këtë drejtim. (Jiang Lei)