Komisioni i Integrimit, ambasadori i BE-së: Anëtarësimi, ambicia e popullit shqiptar
2024-10-31 10:33:40

Komisioni i Integrimit (Foto Rtsh)

Komisioni i Integrimit (Foto Rtsh)

Në Tiranë u mbajt takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Marco Tarquinio e cilësoi takimin historik.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri dhe ne duam të jemi në anën tuaj. Reformat në Parlamentin shqiptar kanë filluar tashmë të mishërojnë shpresat e ndryshme që ka Parlamenti Europian dhe sigurisht edhe shpresën për t’u bërë vend anëtar i BE-së”,- shkruan “RTSH”.

Për ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, anëtarësimi nuk është një objektiv që i përket një partie politike, është ambicia e të gjithë popullit shqiptar. Sipas tij, tashmë nuk ka vend për të hezituar apo për t’u tej zgjatur.

Për përfaqësuesit e PS-së, Shqipëria i ka përfunduar tashmë detyrat e saj. Ndërsa për opozitën, politika është bërë shpesh herë pengesë.

Në Komisionin e Integrimit ishin të pranishëm 10 deputetë të Parlamentit Europian.