Foto nga VCG
Ndërmarrjet e mëdha në sektorin kulturor në Kinë dhe zonat e lidhura të biznesit patën rritje të qëndrueshme të të ardhurave dhe fitimeve në tre tremujorët e parë të vitit.
Zyra Kombëtare e Statistikave bëri të ditur se 78.000 ndërmarrjet e anketuara fituan rreth 9.97 trilionë juanë (rreth 1.4 trilionë dollarë amerikanë) të ardhura të kombinuara nga janari në shtator, me një rritje prej 5.9 për qind në baza vjetore, citon “Xinhua”.
Foto nga VCG
Fitimet e ndërmarrjeve u rritën me 3.9 për qind në baza vjetore në 790.3 miliardë juanë në nëntë muajt, nxitur kryesisht nga rritja e shërbimeve të informacionit dhe platformave të kulturës dhe argëtimit në internet.
Kompanitë që paraqesin forma të reja biznesi, të tilla si ofruesit e pajisjeve kulturore inteligjente, lojërat në internet dhe dronët inteligjentë me qëllim argëtimi, regjistruan mbi 4.16 trilionë juanë të ardhura, me rritje 10 për qind në baza vjetore.
Nga totali, industria e prodhimit kulturor raportoi mbi 2.99 trilionë juanë të ardhura, me rritje 3.9 për qind në baza vjetore.
Foto nga VCG
Të ardhurat e industrisë kulturore me shumicë dhe pakicë arritën në afro 1.67 trilion juanë, me një rritje prej 4.4 për qind në baza vjetore.
Të ardhurat e industrisë së shërbimeve kulturore arritën në afro 5.31 trilionë juanë, 7.6 për qind më shumë në baza vjetore.