foto VCG
Wang Yi, Anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Ministër i Punëve të Jashtme, shkëmbeu mesazhe urimi me Ministrin e Jashtëm të Zambias Mulambo Haimbe, me rastin e 60 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Wang Yi u shpreh në mesazh se gjatë 60 viteve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kina dhe Zambia i janë përmbajtur solidaritetit dhe bashkëpunimit, duke krijuar një miqësi të fortë tradicionale. Vitet e fundit, nën drejtimin strategjik të dy krerëve të shteteve, Kina dhe Zambia kanë mbështetur fuqimisht njëra-tjetrën dhe kanë punuar së bashku për të nxitur bashkëpunimet e nivelit të lartë dhe me përfitime reciproke, duke favorizuar të dy popujt dhe duke qenë të përparuar në marrëdhëniet Kinë-Afrikë.
Jam i gatshëm të punoj me zotin Ministër të Jashtëm për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin mes ministrive të jashtme të dy vendeve, për të zbatuar plotësisht konsensusin e arritur nga krerët e dy vendeve dhe rezultatet e Samitit të Forumit mbi Bashkëpunimin Kinë-Afrikë në Pekin. Gjithashtu për të nxitur së bashku zhvillimin e vazhdueshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Zambia.
Nga ana e tij, Haimbe tha se ishte nder për të që shoqëroi Presidentin Hakainde Hichilema gjatë pjesëmarrjen të martën në aktivitetin me rastin e 60 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në Parkun Përkujtimor të Hekurudhës Tanzani-Zambia.
60 vjetori është një gur i rëndësishëm kilometrik, i cili nënvizon miqësinë e gjatë dhe bashkëpunimin e fortë mes dy vendeve. Zambia dëshiron t'i shprehë mirënjohjen Kinës për ndihmën dhe mbështetjen e çmuar për zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.
Zambia do të vazhdojë të mbështesë Forumin mbi Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) dhe Nismën "Një brez, një rrugë". Gjithashtu pret të forcojë bashkëpunimin me Kinën, për të nxitur zhvillimin dhe rritjen e vazhdueshme të partneritetit të gjithanshëm strategjik Zambia-Kinë, në të mirë të të dy popujve.