
kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) Zhao Leji u takua me kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Zambias Nelly Mutti/Xinhua
Kina është e gatshme të thellojë miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin e gjithanshëm praktik me Zambian dhe të punojë së bashku me këtë vend afrikan për të ndërtuar një bashkësi më të ngushtë me një të ardhme të përbashkët Kinë-Zambia, theksoi të mërkurën kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) Zhao Leji.
Ligjvënësi më i lartë i Kinës i tha këto gjatë një takimi me kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Zambias Nelly Mutti në Pekin.
Zhao theksoi se Kina është e gatshme të punojë me Zambian për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve dhe ta shfrytëzojë 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe si një mundësi për të krijuar një sinergji më të ngushtë midis bashkëpunimit me cilësi të lartë në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" dhe planit të tetë të zhvillimit kombëtar të Zambias.
Duke theksuar se shkëmbimet dhe bashkëpunimi ndërmjet organeve ligjvënëse të Kinës dhe Zambias janë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, ai shtoi se AKP-ja është e gatshme të punojë me Asamblenë Kombëtare të Zambias për të vazhduar forcimin e shkëmbimeve në nivele dhe në fusha të ndryshme.
Zhao u bëri thirrje të dyja palëve të vijojnë të thellojnë besimin e ndërsjellë politik, të mbështesin me vendosmëri njëra-tjetrën dhe të hedhin më tej bazat politike të marrëdhënieve dypalëshe. Ai e falënderoi Zambian për mbështetjen e vendosur ndaj Kinës për çështjet me interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të saj.(Xu Guang)
