personat e vranë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës/Foto nga VCG
Të paktën 100 persona, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, u vranë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës , njoftuan shërbimet lokale, shkruan “Panorama”.
Në Beit Lahia, në pjesën veriore të Rripit të Gazës, Mbrojtja Civile njoftoi vdekjen e të paktën 93 palestinezëve në një bombardim të rezidencës së familjes Abu Nasr, një ndërtesë apartamentesh pesëkatëshe, duke shtuar se dhjetëra janë ende të bllokuar në rrënoja.
Ushtria izraelite bëri të ditur se po kërkonte informacion për një incident në Beit Lahia.
personat e vranë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës/Foto nga VCG
Ndërsa Rripi i Gazës po përballet me një fatkeqësi humanitare, miratimi nga Parlamenti izraelit i një ligji që ndalon të gjitha aktivitetet e agjencisë humanitare të OKB-së, UNRWA, shkaktoi reagim ndërkombëtar.
Operacionet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës nisën pas sulmit të 7 tetorit nga krahu ushtarak i Hamasit kundër Izraelit jugor.