Shitjet e kamionçinave në Kinë shënuan rritje me 3 për qind në shtator
2024-10-30 17:12:45

foto VCG

foto VCG

Shitjet e kamionçinave në Kinë u rritën 3 për qind në baza vjetore në shtator, të nxitura nga rritja e kërkesës së tregut, treguan të dhënat e industrisë të martën, cituar nga “Xinhua”.

Shoqata kineze e Makinave të Pasagjerëve (CPCA) bëri të ditur se rreth 45.000 kamionçina u shitën në vend muajin e kaluar, me një rritje me bazë mujore prej 17 për qind.

Eksportet e automjeteve të tilla përbënin 52 për qind të totalit të shitjeve të automjeteve, sipas të dhënave nga CPCA-ja.

Referuar të dhënave të shoqatës, kërkesa e fuqishme në tregjet jashtë vendit ka nxitur rritjen e vazhdueshme të eksporteve të kamionçinave të Kinës që nga viti 2022. Në tre tremujorët e parë të vitit, shitjet e kamionçinave në Kinë arritën në 386.000 njësi, 2 për qind më shumë në baza vjetore.

Megjithatë, prodhimi i kamionçinave në vend ra me 4.5 për qind në baza vjetore në shtator në 42.900 njësi, treguan të dhënat.

Sipas CPCA-së, performanca e tregut vendas të kamionçinave mbeti relativisht e qëndrueshme.