Foto nga VCG
Kina do të dërgojë mbi 170 atletë në edicionin e 64-t të Lojërave Dimërore Aziatike 2025, që do të zhvillohen në Harbin, në provincën kineze Heilongjiang, nga 7-14 shkurt, deklaroi në një konferencë shtypi të martën Zhou Jinqiang, nënkryetar i komitetit organizativ, citon “CGTN”.
Më shumë se 1500 atletë nga 34 vende dhe rajone janë regjistruar për të garuar në një total prej 64 garash në 11 disiplina në gjashtë sporte.
Kamboxhia dhe Arabia Saudite janë regjistruar për herë të parë në histori që të marrin pjesë në Lojërat Dimërore Aziatike.
Han Shengjian, zëvendësguvernator i provincës Heilongjiang, u tha gazetarëve se të gjitha zonat e garimit janë transformuar përmes aplikimit të teknologjive miqësore me mjedisin dhe me karbon të ulët.